Kolona dhe pritje të gjata janë krijuar sot në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, shkruan Llapi.info.
Sipas Qendrës Për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë janë 80 – 90 minuta, derisa kolona ka e automjeteve ka arritur në 800 – 1000 metra.
Për dallim nga hyrje, në Medar nuk ka pritje dhe kolona për të dalë nga Kosova.
Përveç Merdarit, edhe te Dheu i Bardhë ka pritje deri në 120 minuta. /Llapi.info