Kapja e peshqve mes peshkatarëve francez dhe atyre britanikë mund të shpie drejt një lufte mes këtyre dy shteteve.
Ministri francez i bujqësisë Stéphane Travert paralajmëroi se forcat policore mund të dërgoheshin për të kontrolluar ujërat nëse ka një përsëritje të konfliktit të javës së kaluar mbi molusqet, njofton Klan Kosova.
“Ne nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Nuk mund të kemi përleshje si kjo,” tha Travert. “Unë nuk e di nëse Marina Mbretërore është në zonë, por e di se marina franceze është e gatshme të intervenojë nëse ka përleshje. Ata janë aty për të kontrolluar ujërat”, shtoi ai.
Përfaqësuesit e industrisë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të takohen të mërkurën në Londër në përpjekje për të zgjidhur çështjet që çuan në ballafaqimin e dhunshëm të javës së kaluar në Kanalin Anglez.
Një video javën e kaluar tregoi bomba tymi dhe shkëmbinjë që u hodhën në ekipet britanike, ndërsa një numër i anijeve dukeshin të përplasura.
Incidenti ndodhi 12 milje detare jashtë bregut të Normandisë, ku ekuipazhet britanike lejohen të peshkojnë gjatë gjithë vitit, ndërsa homologët e tyre francezë janë të kufizuar në një sezon korrje që varion nga 1 tetori deri më 15 ma.






