Lokale - eSIMy

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, ka rikujtuar një deklaratë të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ku thotë për kryeministrin Kurti: se do t’i mashtrojë qytetarët e Kosovës, raporton Llapi.info.

Në këtë video të vitit 2019, Kadri Veseli, kritikon ashpër kryeministrin aktual, Albin Kurti, duke i thënë mashtrues.

Veseli, ndër të tjera në atë video, u drejtohej qytetarëve të Kosovës, duke u thënë që mos t’i besojnë Kurtit.

”Ka me ju mashtru”, shkruan deputetja Zejnullahu, në videon e publikuar të deklaratës së Kadri Veselit për Albin Kurtin.