Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë u regjistrua në një shtëpi në rrugën “Ibrahim Demolli” në Podujevë.

Atje, hajnat vodhën para të gatshme në vlerë prej 5 mijë euro, ora e stoli ari. Shuma e stolive po del të jetë goxha e majme.

“Diku rreth 12-13 mijë euro”, thotë pronari i shtëpisë.

Në këtë kohë askush nuk ishte në shtëpi pasi që gjithë familja kishin shkuar në një aheng familjar.