Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.
Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohet takimi aktualisht.
Por, në një përgjigje për Gazetën Blic, zyrtari për media nga radhët e VV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se ky nuk është takim i Sveçlës, me Marko Gjuriqi.
Thotë se të dy kanë qenë pjesmarrës në një konferencë ndërkombëtare me të gjitha subjektet e rajonit, që po mbahet në Tiranë.
“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencëën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organiztës CIG. Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përvecc shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë Manxhuka