Mëngjesin e së premtes Kosova është tronditur nga një rast i rëndë. Një burrë 70 vjeçar po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 63 vjeçare.

Gazeta Insajderi ka mësuar se viktima Sadije Miftari-Godeni arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania”, ndërsa dorasi është Izet Godeni.

Rasti e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa kanë shtuar se dorasi është vetdorëzuar.

Fqinj të lagjes i kanë thënë Insajderi se janë tronditur me lajmin, dhe se nuk njiheshin për probleme.

“ Kanë qenë fqinjë shumë të mirë, as burri nuk është dokë që ka ndonjë problem, jemi tronditë”, i ka thënë njëri nga ta Insajderit.