Partia Fjala ka kujtuar betejën e Koshares që u zhvillua më 9 prill të vitit 1999.

“Beteja e Koshares është ndër betejat më të mëdha dhe më të rëndësishme për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Serbisë. Kjo betejë u zhvillua nga burra të mëdhenj në krye me komandantin suprem, Agim Ramadanin”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Në komunikatë, thuhet poashtu se vepra dhe sakrifica e të rënëve duhet të shërbejë si shembull.

“Ata burra në krye me komandantin suprem, Agim Ramadanin, do të mbesin gjithmonë në kujtimet tona. Vepra dhe sakrifica e tyre duhet të na shërbejnë si shembull se si luftohet dhe vdiset për vendin tonë”.