Screenshot

Është fituar shpërblimi i madh rekord prej 250 milionë eurove në lotarinë “EuroMillions”, ka njoftuar Lotaria Kombëtare e Irlandës, transmeton “Independent”. 

Numrat fitues 13, 22, 23, 44 dhe 49 dhe dy numrat me fat 3 dhe 5, ia bënë të mundshëm pronarit të biletës ta fitojë xhekpotin. Bileta është blerë në Irlandë.

Lojtarët duhet t’i qëllojnë saktë shtatë numrat për ta fituar xhekpotin.

“Xhekpoti i ‘EuroMillions’ prej 250 milionë euro është fituar në Irlandë”, ka shkruar operatori irlandez në platformën “X”.

Është shpërblimi më i madh i ndarë ndonjëherë nga “EuroMillions”.