Deputeti llapjan, Fitim Haziri, ka reaguar pas zyrtarizimit e kandidaturës së Shpejtim Bulliqit edhe për mandatin e ardhshëm në krye të Podujevës.

Haziri ka thënë se Shpejtim Bulliqi është emri i identifikimit zhvillimor të Podujevës.

Shkrimi i plotë:

Shpejtim Bulliqi – emri që sot identifikohet me zhvillimin dhe transformimin e Podujevës!

Me një mandat që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Komunës së Podujevës, ai ka dëshmuar se kur vizioni takohet me përkushtimin, ndryshimi është i pashmangshëm.

Rrugë të reja, shkolla moderne, infrastrukturë e avancuar, investime që flasin vetë – kjo është trashëgimia që po e lë pas një kryetar që nuk ndalet!

Tani, Shpejtimi është gati për kapitullin e radhës – për të vazhduar punën që e nisi me shpirt dhe përgjegjësi. Si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevën dhe bashkë me qeverinë Kurti 3, ai është garancia që Podujeva dhe mbarë Kosova do të ecin me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të zhvilluar, më dinjitoze!

🗳️ Me Shpejtim Bulliqin kryetar, Llapin s’e ndal askush!

🇽🇰 Vetëvendosje përpara – për Podujevën që e meritojmë!