Finlanda pritet të rrisë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentit të Finlandës.
Siç raportohet nga mediat finlandeze, numri i ushtarëve të tyre në Kosovë pritet të arrijë në 70.
Kujtojmë se Finlanda aktualisht është në proces të anëtarësimit në NATO.
Trupat finlandeze kanë qenë ndër të parat që morën pjesë në misionin e KFOR-it, në vitin 1999.