Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka filluar aksionin për rrënimin e 48 objekteve pa leje në zonën e mbrojtur të Liqenit të Batllavës Orllan të Podujevës, njofton Llapi.info.

Aksioni për rrënimin e objekteve është kryer edhe nën përcjelljen e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Kujtojmë, MMPH përmes një kumtese u kishte dhënë afat prej shtatë ditëve pronarëve të lokaleve për t’i tërhequr ato, gjë të cilën nuk e kanë bërë.

Pas afatit që kishte dhënë ministria, banorët e fshatit Orllan kishin dërguar kërkesën me peticion të nënshkruar nga 320 banorë, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të MMPH-së lidhur me rrënimin e objekteve që gjenden përreth Liqenit të Batllavës.

Vendimi për rrënimin e këtyre lokaleve ka ardhur pas inspektimeve në terren nga Inspektorati i MMPH-së, të cilët kanë konstatuar se subjektet që kanë ndërtuar pa leje në zonën e Liqenit të Batllavës nuk i janë përmbajtur vendimit të vitit 2017 për largimin e tyre./Llapi.info