Lokale - eSIMy

Ka nisur ndërtimi i fushës sportive në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Në një postim në Facebook, Rudari ka thënë se fusha sportive do të ndërtohen edhe në fshatra tjera të kësaj komune.

“Sot bashkë me banorët e fshatit Lupç i Poshtëm filluam ndërtimin e fushave sportive në këtë fshat. Fusha sportive do të ndërtohen edhe në fshatrat; Siboc, Gllamnik, Surkish dhe Bajçinë. Do të investojmë në projekte të tilla me qëllim që të krijojmë kushte për zhvillimin e aktiviteteve sportive nga të rinjët tanë”, ka shkruar ai./Llapi.info