Kanë nisur punimet për meremetimin e rrugës që gjendet prapa objekteve banesore të “Malësisë” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka theksuar se nga inspektimi i punimeve ka kërkuar dinamikë të shtuar për t’u përfunduar sa më parë kjo rrugë.
“Ka filluar kubëzimi i rrugës alternative prapa objektit banesor “Malësia”, ky projekt po zhvillohet në kuadër të investimeve infrastrukturore dhe synon të lehtësoj lëvizjen e banorëve në këtë pjesë të qytetit. Gjatë inspektimit të punimeve kërkova dinamikë të punës në këtë rrugë, si rrjedhojë e prioriteteve për të përmbushur kërkësat e banorëve që jetojnë këtu dhe bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në këtë anë”, ka shkruar Bulliqi.
Duhet theksuar se gjatë ditë së djeshme Komuna e Podujevës ka njoftuar se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim, derisa të përfundojnë punimet./Llapi.info









