Sot në orët e hershme të ditës ka filluar asfaltimi i segmentit rrugor Podujevë- Gllamnik, raporton Llapi.info.
Siç shihet edhe në fotografi asfaltimi i kësaj rruge është duke u bërë vetëm në njërën anë të saj teksa pjesa tjetër është në zhavor.
Llapi.info dje njoftoi se janë duke u bërë përgatitjet për këtë segment rrugor.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës punimet në këtë segment planifikohet të përfundojnë deri në fillim të muajit gusht të këtij viti teksa më pas pritet fillimi i shtrirjes së shtresave të reja të asfaltit sipas projektit për këtë segment./Llapi.info