Ka nisur sot asfaltimi i rrugës “Skënderbeu”, në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Postimi i plotë:

Sot ka filluar asfaltimi i segmentit të parë të rrugës “Skënderbeu” me gjatësi mbi 600 metra. 🚜

Puna dinamike e ka karakterizuar këtë projekt në vazhdimësi dhe jam i kënaqur me cilësinë e punimeve. 🦺

Vazhdojmë me punë dinamike deri në përfundim të plotë të punimeve! ✅