Sot në orët e hershme të mëngjesit kanë filluar përgatitjet për shtrimin e asfaltimit në rrugën nacionale Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugorë, Podujevë- Gllamnik, njofton Llapi.info.
Siç shihet edhe në fotografi makina e asfaltimit veçse është bërë gati për një gjë të tillë teksa disa kamionë të cilët e importojnë atë material janë afër vendit të punimeve.
Ministria e Infrastrukturës kohë më parë kishte njoftuar se segmenti rrugor Gllamnik- Podujevë do të përfshijë hapësirën rrugore e cila përfshinë një gjatësi prej 4. 23 kilometrash dhe se punimet do të bëhen deri në hyrjen e dytë të qytetit të Podujevës, përkatësisht deri tek Hotel “Besiana”.
Një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur, pasi që punimet janë ndalur tek hyrja e parë e qytetit, përkatësisht tek rruga “Skënderbeu”. Me fillimin e këtyre punimeve Llapi.info kishte shkruar se ky zgjerim i rrugës i paraparë të rregullohet në gjatësi prej 4, 23 kilometrash nuk do të ndodhë pasi që kompania e kontraktuar nga MI “Al Trade” nuk bën ndërtimin e urave, e që në këtë hapësirë rrugore janë tri sosh.
Përfundimi i zgjerimit të rrugës nga “Qershiat” deri tek “Besiana” deri në dimër të këtij viti
Sipas MI- së planifikohet të përfundojnë deri në fillim të muajit gusht të këtij viti teksa më pas pritet fillimi i shtrirjes së shtresave të reja të asfaltit sipas projektit për këtë segment./Llapi.info