Komuna e Podujevës në bashkëpunim me drejtorin e Programit Mundësitë e reja për bujqësi (AGRO)- USAID, Mark Wood ka filluar sot shpërndarjen e pajisjeve për kultivuesit llapjanë të mjedrës, pajisje këto të nevojshme për çertifikim me standartin Global Gap, shkruan Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në faqen e tij zyrtare Facebook, ku ka shkruar se “Fermerët tanë, pas certifikimit me këtë standard, do të jenë të besueshëm në cilësinë e produktit të tyre, do të kenë mundësi më të mira për depërtim në tregun europian, sepse do të eliminohen dyshimet në lidhje me cilësinë e produkteve të tyre dhe mbi të gjitha kjo do të ndikojë edhe në shitjen me çmim më të volitshëm.”
Sipas Veliut bashkëpunimi me USAID-in ka rezultuar që 525 fermerë nga Komuna e Podujevës të jenë të parët jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë./Llapi.info.