Lokale - eSIMy

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë, Jorida Tabaku ka vlerësuar sot fjalimin e Nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, në Asamblenë e Këshillit të Evropës, e cila shënoi edhe herën e parë në histori që Kosovës i lejohet të flasë pranë KiE.

Tabaku, përmes një postimi në Facebook, tha se historia e Bogujevcit duhet të jetë sinjal për BE’në që të angazohet ta mbështesë Kosovën drejt zhvillimit.

“Nuk do ta kishte besuar asnjëherë se 20 vite pas tmerrit të masakrës në Kosovë nga forcat e nacionalizmit shovinist, të cilës tetë anëtarë të familjes së saj (përfshirë të ëmën dhe dy vëllezërit) nuk do t’I mbijetonin, ajo do të fliste për vuajtjen që i kujtonte lufta sot në Ukrainë”, shkroi Tabaku.

“Historia e Sarandës duhet të jetë një sinjal për Bashkimin e Europian që të mos harrojë angazhimin për të vazhduar zgjerimin dhe mbi të gjitha për të mbështetur zhvillimin e një shteti të ri me histori të trishtë. Kosova nuk ka pse mbetet e izoluar si një ishull”, tha ajo.

Tutje, ajo bëri apel që Kosovës t’i liberalizohen vizat, derisa shtoi se Shqipëria po punon fuqishëm për ta shtyer përpara integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë në BE.

“Ne si Shqipëri duhet të bëjmë gjithçka, përtej fjalëve dhe premtimeve, për të çuar përpara së bashku me Kosovën qëllimet e saj dhe tonat për integrimin në BE.”
Postimi i plotë: