Qyteti i Rahovecit njihet për kultivimin e rrushit.
Por një banor të këtij qyteti, pasioni për rrushin e shtyu të hulumtojë në internet, e të bëj inovacion.
Ndaj një vreshtar nga Rahoveci me një investim vetanak, futi nën llastik një pjesë të vreshtës së tij nga 1.5 hektarët me rrush tryeze, i cili nga java që po hyjmë është i gatshëm për treg. Përparësia Nesimi Hexhmurati thotë se është shkelja e konkurrencës nga importuesit e huaj.
Metodën që sivjet e ka si testim ai synon ta zgjerojë, por apelon për subvencionim nga institucionet meqë ka goxha investim.
Që projektet e tilla të gjejnë zbatim të plotë, thuhet se duhet kaluar një fazë analizimi prej 10 vjetësh.