Lokale - eSIMy

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës sot ka paralajmëruar protestë para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, njofton Llapi.info.

Siç ka njoftuar kjo sindikatë, protesta e tyre do të mbahet në lidhje me procesin e granteve.

“Ju njoftojmë se të premten (19 qershor), ne drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSBK) do të mbajmë para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë (në Prishtinë) në ora 14:00 PROTESTË lidhur me padrejtësitë në procesin e granteve për bujqit”, thekson njoftimi i sindikatës.

Ndërkaq, në pamjet e siguruara nga Llapi.info shihet se tashmë bujqit llapjanë janë nisur me mjetet e tyre për t’u bërë pjesë e kësaj proteste./Llapi.info