Në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DBPZHR) në Komunën e Podujevës është duke u kryer aplikimi i fermerëve për pagesa direkte-subvencione nga granti qeveritar, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Llapi.info

Sipas këtij njoftimi, drejtori Bujqësisë, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vezir Januzi, tha se kjo drejtori ka mobilizuar kapacitetet shtesë të zyrtarëve, në mënyrë që të gjithë fermerët të bëjnë dorëzimin e dokumentacionit dhe aplikimin me kohë.

“Fermerët llapjanë po i përgjigjen ftesës që brenda afatit të përcaktuar kohor të aplikojnë për të përfituar nga subvencionimi në të gjithë sektorët e bujqësisëDrejtori i drejtorisë së BPZHR, Vezir Januzi, tha se kjo drejtori ka mobilizuar kapacitete shtesë të zyrtarëve, në mënyrë që të gjithë fermerët në afatin e paraparë kohor të bëjnë dorëzimin e dokumentacionit dhe aplikimin me kohë” citohet në njoftim.

Tutje thuhet se, drejtori Januzi, ka ftuar  të gjithë fermerët llapjanë, të aplikojnë për të përfituar subvencionet.

“Drejtori Januzi, fton të gjithë fermerët që të shfrytëzojnë afatin e paraparë deri më 31 mars 2018 që të aplikojnë për të përfituar subvencionet, që bëhet në bashkëpunim të Komunës me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes grantit qeveritar për subvencionimin e fermerëve” përfundon njoftimi./Llapi.info

Fotografia e Komuna e Podujevës

Fotografia e Komuna e Podujevës

Fotografia e Komuna e Podujevës