Yjet botërorë të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianni Luigi Buffon, kanë takuar dy fëmijët që shpëtuan nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.
Të dy kishin shpëtuar pasi ishin hedhur nga ballkoni i ndërtesës ku jetonin.
Të dy kanë marrë dresat e yjeve të Juventusit, të nënshkruara.
Ngjarjen e ka transmetuar live në profilin e tij në Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, ka shkruar Rama.
Rama ua kishte premtuar të dy fëmijëve një gjë të tillë kur i kishte vizituar ata në spital.