Lokale - eSIMy

Nxënësit norvegjezë dhe ata të regjionit nordik tashmë janë rikthyer në shkollë. Janë rreth një milionë nënës përgjatë regjionit nordik që janë rikthyer këtë të hënë në procesin mësimor, duke u bërë kështu në mesin e vendeve të para në Evropë që i janë rikthyer procesit mësimor pas pushimit veror.

Përkundër rritjes së numri të rasteve me Covid-19 në këtë pjesë të Evropës, shtetet nordike, si Norvegjia, Finlanda e Suedia i kanë vënë vetës dy argumente të fuqishme pse procesi mësimor duhet të filloj: e para se fëmijët duhet të jenë prioritet mbi çdo grup tjetër dhe e dyta ata nuk kanë shfaqur deri më tani aftësinë që ta përhapin virusin në masë domethënëse.

Danimarka dhe Norvegjia ishin shtetet e para në Evropë që në prill i rihapën shkollat, pas fillimit të pandemisë, mirëpo këtë e bënë në mënyrë graduale, duke shtuar numrin e klasave e duke zgjeruar hapësira e mësimit. Mirëpo tani ata sërish kanë marrë vendim të hapin shkollat në këtë situatë kur rastet me Covid në këto shtete janë duke u shtuar, e veçanërisht tek gjeneratat e reja, transmeton IndeksOnline.

“Shkollat nuk do të jenë në gjendje të bëjnë atë që duan. Gjërat nuk do të jenë normale. Ka qenë një pranverë e vështirë, e po ashtu do të jetë edhe një vjeshtë e vështirë”, ka thënë Peter Fredriksson, shef i Agjencisë Kombëtare të Edukimit në Suedi, në vendin që shumica e shkollave kanë qenë të hapura gjatë pandemisë. Këtë javë do të rihapen të gjitha shkollat duke i përfshirë edhe ato me nxënës të moshës mbi 16 vjeçare e të cilat kanë qenë të mbyllura që nga marsi.