Në ndeshjen e zhvilluar sot në Podujevë mes KF LLAPI ka mundur KF Drenicën me rezultat 4:1, shkruan Llapi.info.

Pjesa e parë ka mbaruar 0-0 për dy skuadrat por Llapjanët vendosën që të jenë të pamëshirshëm gjatë pjesës së dytë.

Në minutën e 47’ Florim Bërbatovci shënoi golën e parë.

Në minutën e 60’ Kreshnik Uka nga ekipa musafire barazoi.

Në minutën e 74’ Hamdi Namani shënoi golën e dytë për ekipën llapjanë.

Prap Hamdi Namani shënoi në minutën e 79’ duke ngritur rezultatin në 3-1.

Ndërsa golën e fundit shënoi Edon Zeqiri në minutën e 84’./Llapi.info