Laura Fazliu ka arritur në gjysmëfinale të Evropianit U-23 të xhudos që po mbahet në Poreç të Kroacisë

Fazliu në përballjen në çerekfinale mposhti holandezen Nadiah Krachten me ippon pas 3:48 minuta luftë.

Në gjysmëfinale ajo do ta ketë përballë nënkampionen e Evropës për juniorë të vitit 2018, polaken Angelika Szymanska. Fazliu garon në kategorinë deri 63 kilogramë.

Fazliu pak ditë më parë u bë nënkampione e Evropës për juniorë.

Sot garuan edhe Erza Muminoviq (48 kilogramë) e Flaka Loxha (57 kilogramë), por u eliminuan në luftërat e para.

Ndërsa nesër do të garojë Arbër Kullashi në kategorinë deri 81 kilogramë.