Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar lidhur me debatin e fundit rreth një telefonate mes Glauk Konjufcës dhe Gani Gecit.
Në një deklaratë për media, Peci ka refuzuar të konfirmojë ndonjë dijeni për telefonatën, por ka theksuar se në politikë nuk është “pjekuri” të bëhen publike të gjitha komunikimet.
Peci përmend edhe një mesazh që Geci t’ia ketë dërguar dikujt nga koalicioni LVV–Guxo–Alternativa, ku ka shprehur simpati dhe gatishmëri për bashkëpunim.
“Nuk e di a ka ndodh telefonata, por sido të jetë kam respekt për familjen Geci. Një mesazh miqësor për z.Geci. Komunikimet që ndodhin edhe me SMS edhe me thirrje telefonike në politikë, nuk është pjekuri politike që të gjitha të shfaqen në media. Qe une po iu tregoj, mundeni edhe me pyet z.Geci a i ka dërgu dikujt nga koalicinoi LVV-Guxo-Alternativa ndonjë SMS ku e ka shpreh simpatinë dhe vullnetin e tij që të ketë një partneritet. Pas procesit zgjedhor, vetëm me i tregu që nuk dilet në publik kur pranon thirrje telefonike”.