Pas vizitës që i bëri ditë më parë familjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, sot kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka vizituar familjen e Rexhep Selimit që po mbahet në Hagë.
Limaj thotë se sot me bashkëpunëtorë ishte për vizitë në Klinë ku takoi vëllezërit e Rexhep Selimit.
Postimi i tij:
“Sot me bashkëpunëtorë ishim për vizitë në Klinë, në familjen e mikut tonë dhe bashkëluftëtarit, Rexhep Selimi, që për dy vite ai, bashkë me disa nga shokët tanë, po vazhdon të mbahet në Hagë, në mbrojtje të luftës së lavdishme të ushtrisë sonë çlirimtare.
Me dy vëllezërit e Rexhës, Ilaz e Naim Selimin, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues, ndaj shpifjeve e fabrikimeve që janë bërë kundër luftës së drejtë të UÇK-së.
Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.”
– Fatmir Limaj