Lokale - eSIMy

Numri një i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj, mohon se do të përdorin forma të dhunshme të kundërshtimit të qeverisë Kurti.

Limaj, i tha “Gazeta Blic” se nuk do të gjuajnë as gaz lotsjellës, ashtu siç kishte vepruar lideri i VV-së Albin Kurti, me qeveritë paraprake.

“Unë edhe atëherë kam qenë kundër gazit lotsjellëse personalisht nuk i dua këto skena, kështu që ajo çka neve duhet të bëjmë është të kemi opozitë aktive me gjuhë ne argumenteve, me energji pozitive e shumë aktive dhe kjo i ndihmon vendit”, thotë Limaj.