Presidentja Vjosa Osmani, nuk e ka ftuar në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, raporton Gazeta Blic.
Ani pse takimi i presidentes ka qenë me liderë të partive politike dhe prezentë në takim kanë qenë edhe Mimoza Kusari – Lila nga Alternativa dhe Donikë Gërvalla nga Lista “Guxo”, Osmani një ftesë të tillë nuk e ka bërë për kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Këtë e ka konfirmuar vetë Limaj në një bisedë për Gazeta Blic.
Ai tha se nuk ka marrë asnjë ftesë nga presidentja Osmani.
“Jo nuk kam pasur asnjë ftesë nga ana e presidentes. Prandaj nuk kam qenë në takim”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Në anën tjetët, presidentja Vjosa Osmani ka folur pas takimit me krerët e partive politike për mundësinë e shtyerjes ss zgjedhjeve lokale.






