Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar heronjtë e kombit Fahriu Fazliun dhe Afrim Zhitinë në 31 vjetorin e rënies.
Limaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që ata ishin dy nga veprimtarët kryesorë të Lëvizjes sonë Kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
“Në 31 vjetorin e rënies kujtojmë me pietet dëshmorët e kombit Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë.
Fahriu dhe Afrimi ranë heroikisht më 2 nëntor 1989, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë pas një rezistence heroike dhjetorëshe.
Ata ishin dy nga veprimtarët kryesorë të Lëvizjes sonë Kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Vepra e tyre do të jetoj përherë dhe mbetet udhërrefyes për të gjithë se si luftohet për lirinë e vendit vendin deri në vetëmohim”.