Lokale - eSIMy

Fatlume Jaha është zgjedhur kryetare e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.

Hyseni tha se me zgjedhjen e tij si kryetar i LDK-së në Llap, është zotuar se LDK do ta vlerësojë kontributin e gjithësecilit, por duke qenë e hapur për kuadro të reja, profesionistë të dëshmuar, njerëz të mirë të këtij vendi të cilët duan që kontributin për vendin ta japin përmes LDK-së.

Shkrimi i plotë;

Sot, pas një procesi zgjedhor në strukturat tona, me një kuvend solemn, delegatet e degës zgjodhën për kryetare të Forumit të Gruas, Fatlume Jahën, kandidate për doktoratë, veprimtare e dalluar e LDK-së tash e një dekadë.

Ishim të nderuar me prezencën e ekipës nga qendra, nënkryetarës Shqipe Mjekiqi dhe profesoreshës, Jehona Lushaku, bashkë me të cilat shprehëm falenderim dhe mirënjohje për kryetaren, Florie Besholli – Abazi dhe strukturat e deritashme.

Me rastin e zgjedhjes time kryetar i Degës, jam zotuar se LDK da vlerësojë kontributin e gjithësecilit, por duke qenë e hapur për kuadro të reja, profesionistë të dëshmuar, njerëz të mirë të këtij vendi të cilët duan që kontributin për vendin ta japin përmes LDK-së.

Uroj të gjithë të zgjedhurat sot, do të punojmë bashkë për LDK-në, Llapin dhe Kosovēn!

Na priftë e mbara!