Fatlum Osmani është emëruar sërish drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Emërimi i tij në krye të kësaj drejtorie është bërë dje nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Ai ka qenë drejtor për një vit në këtë dikaster, për çka është veçuar për të arritura të shumta në këtë drejtori.
Për pak muaj, Drejtoria që udhëhiqej nga vetë Osmani vitin e kaluar, kishte shënuar të hyra nga tatimi në pronë mbi 200 mijë euro, duke shënuar kështu edhe rekord.
Osmani është master i Ekonomisë, ka përvojë të gjatë si kontabilist si dhe ka punuar për disa vite në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Osmani ka qenë kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e tetorit, duke grumbulluar kështu 254 vota, të cilat s’ishin të mjaftueshme për të zënë vend në Kuvendin e Podujevës./Llapi.info






