Lokale - eSIMy

Fatlum Osmani është emëruar si drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Emërimi i tij është bërë sot nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Osmani është master i Ekonomisë, ka përvojë të gjatë si kontabilist si dhe ka punuar nga viti 2015 deri tash në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Kreu i komunës, Shpejtim Bulliqi në një konferencë për medie, duke prezantuar drejtorët, ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë transparencë e llogaridhënie.

“Synimi ynë është të kthejmë besimin e qytetarëve në institucione. Do të qeverisim me dije, guxim dhe pa arrogancë. Do të bashkëpunojmë me partitë opozitare. Do të jemi afër atyre që kanë më së shumti nevojë. Do të qeverisim pa e diskriminuar askënd. Në ekzekutivin tim kam kuadrin e ri e profesionale. Ashtu siç jam zotuar në fushatën zgjedhore që gratë dhe të rinjtë do të kenë hapësirën e nevojshme për të dëshmuar vetën në ekzekutiv, ashtu edhe kam vepruar”, ka thënë Bulliqi./Llapi.info