Llapi.info, javë më parë raportoi për nxënësen llapjane, Elona Shabani, e cila kishte qenë ndër nxënëset me më së shumti pikë në testin e Maturës në nivel Kosove.

E një sukses të tillë ajo e arriti edhe në konkursin për pranim në Universitetin e Prishtinës.

Elona, është e para në listën e të pranuarve në Fakultetin e Mjekësisë.