Ekipi i Barcelonës është kthyer në qendrën stërvitore për sezonin e ri dhe testet ndaj koronavirusit.

Një tifoz i vogël i Barcelonës ka dalë te hyrja e qendrës stërvitore për të pritur idhullin e tij Leo Messin, mirëpo pritjet e tij ishin të kota.

Lojtari më i mirë i Barçës nuk ka shkuar në tubimin e parë të ekipit për sezonin e ri, duke ia thyer zemrën edhe fansit në pritje.

Sipas mediave Messi ka njoftuar klubin se është lojtar i lirë dhe se po kërkon një klub të ri.