Problemi i punësimit dhe gjenerimi i të hyrave financiare mbeten probleme kyç për shumë familje të riatdhesuara në Komunën e Gjilanit.

Të riatdhesuarit nga vendet e treta vlerësojnë se nuk kanë përfituar nga projektet për të cilat ishte garantuese Qeveria e Kosovës, dhe se nuk kishin arritur të vetëpunësoheshin, ngase nuk kishin përfituar mjete financiare që do të mundësonin të themelonin biznese. Në debatin për të riatdhesuarit, që është zhvilluar në Gjilan, është vlerësuar se ende nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për familjet, të cilat janë riatdhesuar, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa qytetarët të cilët kishin emigruar në vendet e Bashkimit Evropian shprehen të frustruar me kthimin në Kosovë, derisa destinacioni i tyre edhe më tej për emigrim mbetet Gjermania.