Lokale - eSIMy

Një grua nga Podujeva është zhdukur që nga dita e mërkurë, raporton Llapi.info.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Podujeve 13.01.2021-19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nen hetime”, ka thënë PK.

Edhe familjarët po kërkojnë për ndihmë nga qytetarët për gjetjen e kësaj gruaje. Ata kanë thënë për Llapi.info se gruaja për herë të fundit është parë duke shkuar në drejtim të Prishtinës.

“Për herë të fundit dyshohet se është parë duke shkuar në drejtim të Prishtinës. Ajo është e gjatë afërsisht 1.60. Ka të veshur farmerka, rolkë të bardhe dhe mont të zi. Flokët i ka ngjyrë kafe të mbyllur. Nëse dikush ka informacion të kontaktojë në këtë numër – 045-635-884”, kanë thënë familjarë të saj./Llapi.info