Lokale - eSIMy

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, nëpër deklaratat e bërë për media ka thënë se ekipet për dezinfektim kanë shkuar në fshatin Dumnicë të kësaj komune për t’i dezinfektuar hapësirat dhe shtëpitë në lagjen prej nga vjen i infektuari.

Rudari ka thënë se i janë bërë edhe kontrollet familjarëve të të infektuarit.

“Pasi kemi mësuar se për kë bëhet fjalë, kemi dërguar një ekip të Policisë bashkë me kompaninë e kontraktuar për dezinfektim, e cila ka bërë dezinfektimin e hapësirës ku jetojnë familjarët, shtëpitë dhe lagjen. Ekipet mjekësore menjëherë kanë nisur kontrollet e familjarëve dhe janë udhëzuar që nëse kanë simptoma të bëjnë analizat”, ka thënë Rudari për Llapi.info dje.

Mirëpo, këto deklarata i ka mohuar kategorikisht vëllai i të infektuarit me COVID – 19, Mursel Haliti. Ky i fundit në një lidhje direkte për televizionin T7 ka thënë se e gjendja e vëllait të tij është e mirë, derisa shton se që nga dje nuk ka marrë ndonjë terapi.

Ai thotë se së bashku me familjen ndodhen në karantinë, derisa është ankuar se nuk i kanë kontrolluar për të parë se a kanë simptoma të virusit.

“Gjendja e tij është normale, prej djeshit nuk ka ndonjë terapi. Ne nuk e kemi vizituar vëllain vetëm jemi dëgjuar në telefon, sepse na kanë shti në karantinë. Komplet familja jemi të izoluar. Nuk ka pasur asnjë kontroll, na thanë që vjen një ekip tjetër që na kontrollon të gjithëve edhe për dezinfektim, por e kanë qu një ekip përveç shtëpinë e vëllait s’kanë dezinfektu shtëpinë tjetër”, ka deklaruar ai.

Haliti ka thënë se nuk kanë edhe shumë rezerva ushqimore.

“Nuk kemi mjete higjienike, as ushqimore jemi në rezervat e fundit, dje na kanë vizitu vetëm gazetarët, ne kemi tjera nevoja. Ushqimet i kemi ka fundi, kemi nevojë për një ekip mjekësor, se po na qesin në depresion shkojnë pyesin me ka tjetër ka pas kontakt e s’vijnë me na vet neve mas pari. Një aparat të temperaturës na ka dhanë ni kojshi”, shton ai.

Së fundmi në infektivë si i infektuar më këtë virus është shtruar edhe prindi i Halitit. Ai thotë se vëllai dhe babai i tij janë duke u trajtuar në të njëjtën dhomë në këtë klinikë.

“Është edhe baba, ai ka jetu me të. E kanë shti në të njëjtën dhomë, qysh ka mundësi me i shti në të njëjtën dhomë të dytë. Nuk kam informacione se qysh kanë dalë rezultatet”, ka shtuar ai.

Banorët e karantinuar të Dumnicës të pakënaqur me trajtimin institucional: Ambientet nuk janë dezinfektuar

Banorët e karantinuar të Dumnicës të pakënaqur me trajtimin institucional: Ambientet nuk janë dezinfektuar

Gepostet von Info Magazine Klan Kosova am Dienstag, 17. März 2020