Familja Sadiku nga fshati Dumnicë i Podujevës, është bërë dje me shtëpi të re, raporton Llapi.info.
Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, dhe drejtuesi i saj, Halil Kastrati, ia dhuruan çelësat familjes llapjane, për të hyrë në shtëpi të re.
Kastrati ka publikuar edhe listën e donatorëve, të cilët mundësuan që kjo familje mos ta ketë më brengë strehimin.
Shkrimi i plotë nga “Jetimat e Ballkanit”
E gëzofshi shtëpinë e re 😊
Arsim Sadiku nga fshati Dumnicë komuna e Podujevës po hyn në shtëpi të re
Për më shumë rreth historisë prekëse të Arsimit dhe familjes së tij, video është publikuar dhe mund ti shihni pamjet, këtu në faqen zyrtare të shoqatës si dhe në kanalin zyrtar në Youtube: “Jetimat e Ballkanit”.
Listat e donatorëve i gjeni të bashkëngjitura në këtë postim.
Bamirës, Zoti ju shpërbleftë!
Familja, shtëpine e gëzoftë!
www.jetimat.com











