Familja Behrami i ka falur gjakun familjes Hajrizi për vdekjen e djalit të tyre gjatë shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatiku”.

Visar Behrami (27) ishte duke punuar së bashku me tre punëtorë të tjerë, të cilët kishin dalë nga vendi dhe të shpëtonin.

Trupi i tij i pajetë u gjet pas shumë orë kërkimesh nën rrënoja gjatë natës së kaluar, ndërsa varrimi është bërë sot në Vidimriq të Mitrovicës.

Shkak i shembjes dyshohet të jetë renovimi që po bëhej në objekt, për të cilat punë kryesi nuk kishte marrë leje. Ndërkohë, Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar një muaj paraburgim për A.H. dhe Q.H., të arrestuar në lidhje me shembjen e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”

Zyrtarë të Komunës së Mitrovicës kanë pranuar që punimet aty kishin filluar pa lejen e komunës