Zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump kanë paralajmëruar largim të forcave amerikane nga Kosova në rast se nuk merret një vendim për heqje të taksës dhe nëse Prishtina zyrtare nuk përkushtohet plotësisht për paqe me Serbinë.
Qëndrimin e senatorëve amerikanë e kanë shpërndarë edhe emisari special i Trump për dialogun, Richard Grenell, dhe këshilltari për Siguri Kombëtare i Trump, Robert O’Brien.
Ndaj këtij presioni amerikan drejt Kosovës kanë reaguar familjarët e vëllezërve Bytyqi, të cilët kanë kërkuar nga Richard Grenell dhe David Perdue, që t’i bëhet presion edhe Serbisë për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi të cilët ishin shtetas amerikan.
Në reagimin e bërë ndaj David Perdue, kujtohet fakti që Serbia ka vrarë tre vëllezërit Bytyqi dhe se Beogradi ka dështuar që të hedh dritë mbi këtë rast për vite të tëra.
Ndër të tjera thonë se SHBA-ja duhet të kushtëzojë mbështetjen për Serbinë me zbardhjen e vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi.








