Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Podujevë për falsifikim të dokumenteve, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar PK, në lokalin e të dyshuarit janë sekuestruar dokumente, USB, kompjuterë dhe një DVR.
“Gjatë veprimeve hetimore nga njësiti i hetimeve pranë Drejtorisë së Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale Falsifikim i Dokumenteve. Gjatë kontrollit në lokalin pronë e të dyshuarit si prova materiale janë gjetë dhe sekuestruar: dokumente të ndryshme të falsifikuara, 12 USB, një shtëpizë kompjuteri, dhe një DVR. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së./Llapi.info






