Në Xhaminë e re “Sevdaim Kajtaz Sinani” në Podujevë është bërë falja e namazit të Fitër Bajramit, raporton Llapi.info.

Numër i madh i qytetarëve kanë kryer para pak minutash faljen e këtij namazi, derisa brenda objektit të xhamisë është kërkuar vazhdimisht respektimi i masave anti-covid.

Imami i kësaj xhamie, Berat Avdiu, gjatë hutbes ka thënë se e veçanta e kësaj feste, siç ka thënë ai, është vizita e të afërmve për t’u uruar këtë festë.

“Jemi tubuar në këtë ditë feste, në Bajramin e parë në këtë xhami. Çdo popull i ka festat e veta dhe ne i kemi dy prej tyre, festën  e Fitër dhe Kurban Bajramit. Festa si kjo na mësojnë se vijnë pas një muaji të veçantë. Këto festa nuk janë të shfrenimit, ato fillojnë me namaz dhe tekbire. Ajo çka e karakterizon këtë ditë është ajo e vizitave te të afërmit dhe këtë duhet të shfrytëzojmë. Në këtë ditë lutemi dhe kujtojmë gjithë ato gjenerata të kaluara që kontribuuan për këtë liri që të vijmë dh të falemi pa pasur frikë. Amanetin e tyre duhet të çojmë në vendin e vetë, me angazhim për ndërtimin e këtij vendi”, është shprehur, derisa ka uruar besimtarët islamë për këtë festë.

Namazi i Fitër Bajramit është falur edhe në xhamitë tjera të kësaj Komune, ku është kërkuar që krahas festës të respektohen masat anti-covid./Llapi.info

No description available.