Lokale - eSIMy

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, para fillimit të seancës së 51 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se mendon që partia të cilës i takon e voton Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Unë thashë se mendoj që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e voton Fatmir Limajn duke e ditur që ai është më i devotshëm dhe më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që ne e kemi një qëndrim që vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Famir Limaj do ta meritonte votën e PDK-së”, ka thënë ai, raporton Periskopi.

Nura e ka cilësuar se është krijuar një dramë e pakëndshme në Kuvend.

“Çdo gjëje i ka humbur kuptimi, jemi bërë një dramë e pakëndshme dhe për ne deputetët që hyjmë dhe dalim e nuk bëjmë asgjë këtu”, tha deputeti i PDK-së.