Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrici, tha sot se me zgjedhjen e udhëheqësisë së re të BE-së, pozicioni i saj në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ndryshojë.

Sipas tij është e nevojshme që negociatat të vazhdojnë me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

“BE është një ndërmjetës në negociatat. Federica Mogherini ka deklaruar shumë herë se ajo do të mbetet e përkushtuar deri në fund të mandatit të saj, që zgjat deri në tetor “, tha Fabrici, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.