N.P.T. “Menix” në Podujevë në bashkëpunim me një kompani italo – shqiptare shpall konkurs për vende të lira të punës: Për 270 femra dhe 30 meshkuj.
Cilat janë kushtet për t’u punësuar në këtë fabrikë që merret me prodhimin e këpucëve dhe qepjen e tyre?
Kandidatët duhet të jenë të moshës nga 18 deri 45 vjeç. Përvoja e punës nuk është e domosdoshme, ndërsa përparësi kanë kandidatët që posedojnë certifikata të kurseve të rrobaqepësisë. Orari i punës nga 08:00 deri 16:00, 6 ditë në javë.
Konkursi hapet të hënën më 25 shkurt.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 25.02.2019 deri më 01.03.2019. Dorëzimi i aplikacioneve bëhet nga ora 11:00 deri në orën 15:00. Për aplikim ju nevojitet vetëm certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi.
N.P.T. “Menix” gjendet në Podujevë në rrugën “Skënderbeu”, afër kryqëzimit të rrugës Podujevë-Prishtinë, apo te vendi i cili njihet si “Qershijat e Llapashticës”.
Për më shumë kontaktoni në numrat e telefonit: 044 – 313 – 401 dhe 044 – 216 – 976







