Albin Kurti, leader of the Self-Determination movement (Vetevendosje), attends a campaign rally in Mitrovica, Kosovo, September 25, 2019. REUTERS/Laura Hasani
Lokale - eSIMy

Sipas një Exit Polli të publikuar nga Albanian Post dhe Kanal 10, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar historinë e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Partia e Albin Kurtit sipas këtij Exit Polli ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit me 53% të votave, duke lënë shumë pas partitë tjera.

Përkrahjen më të madhe të qytetarëve pas Vetëvendosjes e ka marrë Partia Demokratike e Kosovës e cila ka fituar 20% të votave të qytetarëve.

Gjithnjë sipas këtij Exit Polli rezultatin më të dobët e ka arritur Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka dale e treta, për herë të parë në histori të saj, prej që merr pjesë në zgjedhjet në Kosovë. LDK ka marrë 17% të votave të qytetarëve.

E katërta ashtu siç pritej ka dale Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinaj e cila ka fituar 7% të votave.

Baton Haxhiu lajm të keq jep për NISMA-n Socialdemokrate të Fatmir Limajt e cila thotë se nuk e kalon pragun zgjedhor, pra nuk arrinë të bëhet e Parlamentit të Kosovës.

NISMA e Limajt sipas këtij Exit Polli ka fituar vetëm 2% të votave të qytetarëve.

Kujtojmë se qendrat e votimit u hapën sot në ora 07:00 e mëngjesit dhe u mbyllën në ora 19:00.