Lokale - eSIMy

Sipas Exit Pollit të realizuar nga UBO Consulting dhe të prezantuar në TV Dukagjini, fituesja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit është Lëvizja Vetëvendosje.

Në rezultatet e Exit Pollit, VV ka dalë e para me 55 deputetë, PDK e dyta me 20 deputetë, LDK e treta me 17 deputetë dhe AAK është e katërta me 7 deputetë.

Exit Polli është realizuar në 27 komuna me shumicë shqiptare me 9450 respodentë me margjinë të gabimit prej 1%.

Në këtë Exit Poll nuk është kalkuluar vota e diasporës.