Mbi 1 milionë e 972 mijë e 466 qytetarë me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës
19:00, 6 Tetor 2019
Qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës e kanë shprehur vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që paraqet një projeksion [anketim i votuesve pasi kanë dalë nga vendvotimet] dhe jo rezultate zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:
1: LDK dhe Vetëvendosje me 30%
2: PDK me 22.28%
3: AAK-PSD me 10.58%
4: Nisma – AKR me 4.41%
Të tjera: 2.20%
Më poshtë gjeni edhe grafikat me ulëset në parlament për secilat nga subjektet politike: