Komisioni Evropian është duke planifikuar që të ndalojë të gjitha udhëtimet që nuk janë të domosdoshme gjithandej zonës Shengen, pasi që shumë vende kanë mbyllur kufijtë si tentativë për ta penguar shpërndarjen e Koronavirusit.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, ka thënë se do t’u kërkojë liderëve për të implementuar masat e reja nga e marta, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Sa më pak udhëtime, aq më tepër mund ta parandalojë virusin”, ka thënë Leyen.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se kufijtë e jashtëm të Evropës duhet të mbyllen për udhëtarët.
“Konkretisht, të gjitha udhëtimet në mes vendeve joevropiane dhe evropiane duhet të anulohen”.






